Mourinho, i ashpër me futbollistët anglezë: Ku ishin “yjet”? Pse e lanë 19-vjeçarin të godiste penalltinë vendimtare?

Nga A2 CNN
12 Korrik 2021, 18:16 | Futboll

Jose Mourinho ka kritikuar ashpër lojtarët më të vjetër të Anglisë për faktin se nuk morën përsipër që të godisnin penalltinë e pestë në finalen e “Euro 2020”, të humbur ndaj Italisë me 11-metërsha.

Penalltia që vendosi fituesin e finales u godit nga i riu Bukayo Saka, i cili nuk mposhti dot portierin Gigio Donnarumma, por Jose Mourinho mendon se ai 11-metërsh duhej goditur nga të ashtuquajturit yje të skuadrës.

Për “TalkSport”, trajneri i ri i Romës tha: “Ku ishte Sterling? Ku ishte Stones? Ku ishte Shaë? Pse nuk u la në fushë Jordan Henderson dhe Kyle Ëalker? Mendoj se është përgjegjësi e madhe për një djalë të ri që të godasë penalltinë vendimtare në finale. Ka lojtarë që i shmangen përgjegjësisë dhe unë e di që Gareth Southgate është një trajner që i mbron lojtarët e tij dhe nuk do të thonte kurrë që ky apo ai nuk pranuan të godisnin”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/12/humben-3-penallti-shperthen-racizmi-ne-angli-pas-finales-se-euro-2020/

A2 CNN Livestream

Latest Videos