Narta ''digjet'' për ujë, banorët e blejnë për ta pirë dhe për t’u larë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 10:38 | Sociale
Narta ''digjet'' për ujë, banorët e

Bidona, fuçi plastike dhe depozita janë mjetet e domosdoshme që i gjen në çdo oborr të banesave të Nartës në Vlore. Arsyeja! Mungesa e theksuar e furnizimit me ujë të pijshëm. Dhe kjo situatë bëhet akoma me problematike në stinën e verës dhe në këto temperatura të larta.

Ndonëse të pajisur me sahate dhe të rregullt në pagesat e detyrimeve, në Nartë jo vetëm që nuk ka ujë, por askush nuk i sqaron mbi arsyet e kësaj mungese.

Madje pensionistët shprehen se tanimë po u vjen turp t’u kërkojnë fëmijëve lekë edhe për të blere ujë.

Ndërsa një nga banorët shprehet se njerëzit e kësaj zone kanë më shumë se 1 shekull që presin nga qeveritë.

E vetmja lutje për këta banorë është që temperaturat të bien në mënyrë që të blejnë sasira më të vogla të ujit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani