Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se fondet shtetërore për fushatën e zgjedhjeve të 14 majit do të shpërndahen më 31 mars, kur është dhe afati i fundit ligjor. Sipas tij, ky vendim nuk lidhet me vendimin e gjykatës për lidershipin e PD-së, por shtoi se po priste që të gjitha partitë të dorëzojnë raportet vjetore financiare.
“Me siguri të plotë që nuk ka lidhje fare me çështjen e lidershipit të PD-së, është thjesht një qasje në përputhje me ligjin. Do të bëjmë shpërndarjen e fondeve pas datës 31 mars, pasi është data e fundit që partitë politike të sjellin raportin e tyre financiar për veprimtarinë e vitit 2022 dhe kodi zgjedhor thotë që shpërndarja e fondeve iu bëhet atyre partive që e kanë këtë të drejtë në bazë të ligjit. Shpërndarja e fondeve nuk implikon një parti, por disa parti dhe nëse ndonjëra nuk e ka sjellë raportin financiar vjetor dhe kur nuk e sjell raportin nuk i përfiton këto fonde edhe pse e ka këtë të drejtë”. (A2 Televizion)