Ndodh për herë të parë në histori! Një arbitre palestineze gjykon një ndeshje në një Kupë Bote

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 19:25 | Sporte të tjera
Ndodh për herë të parë në histori! Një arbitre

Për Kupën e nëntë të Botës për Femra, zhvilluar në Australi dhe Zelandë të Re, ka shumë arsye për t’u krenuar. Pikë së pari, është hera e parë që zhvillohet në dy shtete bashkëorganizatore dhe përfshin 32 ekipe. Më herët pamë të parën lojtare, Nouhaila Benzina që luante me hixhab në fushë, e ndërsa tashmë radha është e arbitres.

Organi drejtues botëror i futbollit ka zgjedhur për herë të parë një arbitre palestineze për të drejtuar ndeshjet në një moment historik në nivel Botëror.

Në një vend ku gratë palestineze përballen me të gjitha format e dhunës dhe diskriminimit, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, Himba Saadia u bë të martën gjyqtarja e parë femër palestineze që arbitron një ndeshje.

Saadia e kaloi fëmijërinë e saj në kampin e refugjatëve palestinezë Yarmouk në Siri, ku shfaqi pasionin për sportin që në moshë të vogël. Një pasion që e mbajti gjallë në zemrën e saj derisa hyri në kolegj për të studiuar në Universitetin e Damaskut në fushën e edukimit fizik dhe botën e futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos