Investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura, Marta Kos i kërkon Ramës reagim të shpejtë

Nga Merita Haklaj
15 Korrik 2026, 10:35 | Politikë

Në Tiranë shënohej dita e 45 e protestës për largimin e tij, ndërsa në Bruksel kryeministri Edi Rama po i gëzohej mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit që lidhen me arsimin dhe kulturën, kërkimin shkencor dhe marrëdhëniet me jashtë.

Teksa Shqipëria përgëzohej për këtë hap të hedhur drejt BE-së gazetarët e Brukselit kërkuan përgjigje për protestat e Tiranës dhe shqetësimet për mjedisin në zonën ku pritet të zhvillohet projekti i mbështetur edhe nga familjarët e presidentit Trump. Kryeministri i këshilloi të shkojnë përtej emrave dhe përsëriti garancinë e tij

Komisionerja për zgjerim nxiti qeverinë të adresojë kërkesat e protestës, ndërsa tha se para tyre kishte marrë garanci si për ligjin e investimeve strategjike ashtu edhe për atë të zonave të Mbrojtura

Edi Rama gjen rastin të bëjë një sqarim për të shmangur çdo keqkuptim.

Zyrtarët e Brukselit dhe të Shqipërisë u zotuan të bashkëpunojnë për përmbushjen e ambicies së vendit tonë për mbylljen shpejte edhe të 30 kapitujve dhe anëtarësimin e vendit brenda vitit 2030 në BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos