Një nga shënuesit më të mirë të NBA, Carmelo Anthony njoftoi se tërhiqet nga basketbolli i luajtur në moshën 38 vjeçare.
Anthony pati një karrierë 19 vjeçare të shkëlqyer ku u përfshi 10 herë në ekipin All-Star, 6 herë në seleksionin All-NBA, si dhe zuri një vend në ekipin që shënoi 75 vjetorin e NBA.
Aftësia e tij për të shënuar e bëri atë një nga lojtarët më të frikshëm në ligë për pjesën më të madhe të kohës dhe 28,289 pikët në karrierë e vendosën atë në vendin e nëntë në listën e kosha-shënuesve të të gjitha kohërave .
Gjatë karrierë së tij, Anthony e udhëhoqi ekipin e Siracuzës drejt titullit të parë kampion në baskeboll për meshkuj, për të kaluar më pas te Denver Nuggets, New York Knicks, Oklahoma City Thunder, Houston Rockets, Portland Trail Blazers dhe Los Angeles Lakers.
Si një pjesëtar i ekipit amerikan, Anthony fitoi 3 medalje olimpike në Rio, Londër dhe Pekin si dhe një bronzi në Athinë 2004. (A2 Televizion)