Njohja e separatistëve nga Moska, NATO e dënon ashpër, në Donjetsk plasin fishekzjarrët

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 22:02 | Bota

Pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin, që firmosi dekretin me të cilin njeh republikat separatiste ukrainase të Donjetskut dhe Luhanskut, reagim i fortë vjen edhe nga kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg.

https://twitter.com/jensstoltenberg/status/1495853966873309192

Stoltenberg dënon aktin që sipas tij ”minon tentativat e zgjidhjes së konfliktit dhe shkon ndesh marrëveshjes së Minskut. NATO mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës”, shkruan Stoltenberg duke shtuar se është e domosdoshme që Moska të ndalojë nxitjen e konfliktit dhe të zgjedhë diplomacinë.

Festa e separatisteve në Donjetsk

Ndërkohë, në Donjetsk, videot në rrjetet sociale tregojnë festën dhe fishekzjarrët e popullsisë pro ruse. “Nuk e besoj ende, nuk kam fjalë”, thotë njëri prej tyre, duke treguar festimet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/21/be-britania-dhe-shba-denojne-vendimin-e-putin-biden-ka-gati-urdhrin-ekzekutiv-per-sanksionet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos