Orikum-Palasë për 10 minuta, hapet gara për tunelin e Llogarasë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 12:09 | Ekonomi
Orikum-Palasë për 10 minuta, hapet gara për tunelin e

Qeveria ka prezantuar sot hapjen e garës për projektin inxhinierik të tunelit të Llogarasë, një tunel 6 km i gjatë, që do të nisë 500 metra nga ura e Shën Elizës.

Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dha detaje në lidhje me projektin. “Tuneli 6 kilometra i gjatë nis 500 metra pas urë së Shën Elizës dhe më pas përshkon në një mënyrë të butë të gjithë malin për të dalë në pikën e urës së Palasës. Ky tunel arrin nga 550-600 milionë euro ndikim direkt dhe indirekt”.

Balluku u shpreh më tej se do të aplikohet edhe një tarifë për përdoruesit, për të cilën theksoi se do të jetë minimale.

“Ky tunel, pas ndërtimit, do të kërkojë edhe një lloj mbështetje financiare edhe nga përdoruesit, duke aplikuar edhe një tarifë minimale. Kjo do të jetë diçka që do të ndihmojë për të paguar të gjithë sasinë e parave që do të vendosen në dispozicion për të ndërtuar këtë tunel”, u shpreh ministrja Balluku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024