Pa infrastrukturë e promovim, Libohova e figurave dhe objekteve historike e lënë në harresë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 14:55 | Sociale
Pa infrastrukturë e promovim, Libohova e figurave dhe objekteve historike e

Libohova është një ndër zonat më të njohura të vendit, si për emrat e heronjve dhe figurave historike që kanë dalë prej andej, por edhe për objektet e lashta që tregojnë historinë dhe lashtësinë e kësaj zone.

Por, as emrat dhe as objektet duket se nuk e kanë ngritur Libohovën atje ku duhet. Kjo për arsye se kanë munguar investimet dhe promovimi i tyre. Kalaja e ndërtuar nga Ali Pasha për të motrën e tij, Shanishase, varri i kësaj të fundit pa asnjë mbishkrim, apo varret pagane që kanë humbur poshtë bimësisë, janë disa prej objekteve, ekspozimi i të cilave do ta kthente Libohovën në një vend të lakmuar për vizitorët.

Edhe shtëpia muze e heroit Avni Rustemi qëndron mbyllur, ndërsa pllakata në hyrje të saj e shkruar si me bojë këpucësh është e padenjë për historinë që synon të tregojë. Madje, edhe nëse dikush do të shkonte vetë në Libohovë me çfarë ka dëgjuar nga historia, do ta ketë të vështirë të orientohet.

E pafuqishme nga ana financiare të mirëmbajë dhe promovojë objektet historike, Bashkia e Libohovës kërkon vëmendjen e institucioneve qendrore të qeverisjes, në mënyrë që historia dhe natyra e zonës të kthehet në një burim të ardhurash për banorët e saj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos