Pa rrugë dhe pa ujë, fshatrat e Memaliajt mes braktisjes dhe pritjes për investime

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 14:10 | Sociale

Rruga nëse mund të quhet e tillë, të çon në fshatrat Toç dhe Kamçisht të bashkisë së Memaliajt. Aktualisht, rruga është e pakalueshme, ndërkohë që situata ndërlikohet edhe më shumë gjatë shirave.

“Rruga është damlla, fëmijët i çojmë në krah deri poshtë, i çojmë në shkollë në Qesarat”, thotë një grua.  

Nuk e tepron nëse thua që Toçi dhe Kamçishti janë totalisht të braktisur. Sikur të mos mjaftojë gjendja e rrugës në këto fshatra prej më shumë se dy dekadash nuk ka as ujë të pijshëm dhe mbi 230 banorë të këtyre zonave janë të detyruar ta sjellin ujin në banesat e tyre në krahë ose duke e transportuar me kafshë.

Gjendja e rrugës

“Jemi 12 familje dhe marrim ujë me radhë. Që nga demokracia nuk kemi, nxjerrim vetë burime”, thotë njëri prej tyre për A2 CNN.

Të mësuar me braktisjen, këta banorë duket se janë mësuar edhe me pritjen e pafund, e cila në periudha para zgjedhjeve u jep pak më shumë shpresë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos