Pandemia në Kosovë, 5 viktima dhe mbi 280 raste të reja

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 15:08 | Kosova
Pandemia në Kosovë, 5 viktima dhe mbi 280 raste të reja

5 viktima dhe 288 raste të reja. Ky është bilanci ditor i koronavirusit në Kosovë.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 256 pacientë e kanë mposhtur pandeminë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot shkon në 51 337.

Që prej nisjes së pandemisë, Kosova ka regjistruar afro 59 mijë të infektuar. Prej tyre, janë shënuar 1471 vdekje, ndërsa mbeten aktive 5879 raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos