Forcat e Talebanëve që kanë marrë kontrollin e Afganistanit parakaluan në rrugët e Kabulit të dielën duke përdorur mjete luftarake të prodhuara në Shtetet e Bashkuara dhe helikopterë rusë, për të treguar forcën e tyre ushtarake. Parada u zhvillua me rastin e “diplomimit” të kadetëve të rinj të ushtrisë, tha për Reuters zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Enayatullah Khwarazmi. Në parakalim morën pjesë dhjetëra makina të blinduara M117 të prodhuara në SHBA të cilat shëtitën në rrugët kryesore të Kabulit, ndërsa mbi to fluturonin helikopterët model MI-17. Shumë ushtarë mbanin gjithashtu pushkë amerikane M4. (A2 Televizion)