
Në Shqipëri do të mbizotërojnë kushtet e motit të kthjellët, thuajse gjatë gjithë ditës me përjashtim të orëve të vona të pasdites, kur vranësira kalimtare shfaqen në skajin verior dhe zonat lindore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rritje më të ndjeshme sjell mesdita, duke luhatur dy vlerat ditore nga 9 në 31°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim permanent veriperëndimor duke aktivizuar dallgë 1-2 ballë në brigjet e Adriatikut, por dallgëzim deri 3 ballë do të sjellë mesdita në bregdetin e Jonit. (A2 Televizion)