
Pas ekzekutimit të kandidatit për president, Fernando Villavicencio në Ekuador, një tjetër politikan është ekzekutuar nga mafia. Viktima është identifikuar si Pedro Briones, një anëtar i Partisë së Revolucionit Qytetar të ish-presidentit Rafael Correa dhe një nga drejtuesit e lëvizjes në provincën e Esmeraldas në kufi me Kolumbinë.
Referuar mediave të huaja, viktima u qëllua në shtëpinë e tij në qytetin San Mateo nga dy burra me një motoçikletë, të cilët më vonë u larguan nga vendi i ngjarjes.
Vrasja erdhi më pak se një javë pas atentatit të 9 gushtit, në kryeqytetin Quito të Fernando Villavicencio.
Që nga kjo periudhë, Ekuadori ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme dhe presidenti Guillermo Lasso ka fajësuar krimin e organizuar.