Një tërmet me magnitudë 2.3 të shkallës Rihter është regjistruar në zonën e Bujanocit. Tërmeti ka rënë në orën 17:19.
Është me intensitet shumë të ulët dhe qytetarët kanë raportuar se dridhja është ndjerë edhe në zonën brenda territorit të Kosovës.
Kujtojmë se ditën e djeshme lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare, lëkundjet ishin me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë 10 km në juglindje të Librazhdit në një thellësi prej 2 kilometrash dhe 23 km në lindje të Elbasanit.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete pranë, por pa shkaktuar panik te banorët. Sipas EMSC, lëkundjet e tokës janë regjistruar në orën 11:57. (A2 Televizion)

