Përfshirja e Aleancës për Shqiptarët në qeveri? Nisin sot negociatat mes kryeministrit Kovaçevski dhe Taravanit

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 08:33 | Ballkani
Përfshirja e Aleancës për Shqiptarët në qeveri? Nisin

Nisin sot zyrtarisht negociatat mes qeverisë, me në krye kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ekipit negociues të Aleancës për Shqiptarët për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në qeveri. Të dyja palët janë shprehur se fillimisht në këto bisedime do të duhet të fokusohen te programi qeverisës, ndërsa në fund të flasin edhe për ndarjen e posteve. Përveç kryetarit Taravari, në ekipin negociues të Aleancës për Shqiptarët janë edhe ish-kryetari Ziadin Sela dhe figura të tjera të saj, kryesisht deputetët e grupit parlamentar.

Për qeverinë, përfshirja e partisë tjetër shqiptare në qeveri është e rëndësishme sepse aktualisht vendit i nevojitet një shumicë me të gjitha partitë politike që janë për anëtarësimin e vendit në BE. Partia kryesore opozitare e Shkupit, VMRO-DPMNE, thotë se Taravari mund të jetë i shantazhuar dhe detyrohet të përfshihet në qeveri.

Pak ditë më parë për A2 CNN, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se ende nuk ka vendosur nëse do të jetë pjesë e qeverisë apo jo dhe se nuk ka asnjë kusht për kryeministrin Kovaçevski, për ndarje të pozicioneve në qeveri.

https://a2news.com/2023/01/25/aleanca-per-shqiptaret-hyn-ne-qeveri-taravari-nese-ka-zgjedhje-te-parakohshme-fiton-vmro/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani