Mediat turke kanë raportuar një operacion policie ku është sekuestruar një sasi e madhe droge, që mendohet se ka ardhur nga Shqipëria.
Rreth 122 kilet e drogës që nuk raportohet në detaj u gjendën në pjesën e poshtme të një kamioni që sipas autoriteteve do transportonte ngarkesën nga Shqipëria në Stamboll.
Kamioni u bllokua pas disa sinjalizimeve paraprake në zonën e Tekirdağ, në pjesën europiane të Turqisë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është ndaluar, dhe bëhet fjalë për shqiptarin Fatmir Ferko.
(A2 Televizion)