Kosova u cilësua Republikë në faqen e qeverisë serbe, kryeministrja e Serbisë kërkon falje

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 12:49 | Ballkani
Kosova u cilësua Republikë në faqen e qeverisë serbe,

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është detyruar të kërkojë falje pasi në një prej raporteve të publikuara në web-faqen e qeverisë Kosova përmendej si republikë.

Në një prononcim për Radio-televizionin e Serbisë, Brnabiç e cilësoi këtë si një gabim të rëndë dhe të pafalshëm, qe kishte ndodhur gjatë përkthimit në gjuhën angleze.

Kosova shpalli pavarësinë më 2008, por Beogradi refuzon që ta njohë atë. Qëndrimi zyrtar i Serbisë është që Kosova është ende pjesë e saj.

Brnabiç tha se përgjegjësi ka edhe ekipi i zyrës për media në qeverinë serbe, prandaj ajo shtoi se do të ketë pasoja për punonjësit e përfshirë.

Kryeministrja tha se kjo përmbajtje është larguar menjëherë nga web-faqja e qeverisë serbe.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli