Përballja e ish-anëtares së Gjykatës së Lartë me KPA-në merr tjetër rrjedhë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2021, 11:27 | Aktualitet
Përballja e ish-anëtares së Gjykatës së Lartë me

Një vendim i Apelit Administrativ i ka dhënë një tjetër rrjedhë përballjes së ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako, me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Në KPA, Qirjako kërkon shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë të vetting-ut, që i heq asaj të drejtën për t’u kthyer në sistemin e drejtësisë për 15 vite.

Në seancën e sotme, Qirjako i bëri me dije trupës gjykuese vendimin e Apelit Administrativ të datës 26 janar 2021, që pranonte kërkesën e saj për shfuqizimin e vendimit të KLGJ-së për datën e përfundimit të statusit të saj si magjistrate. Sipas Apelit Administrativ, statusi i Qirjakos si magjistrate përfundonte në 31.7.2017.

Trupi gjykues i KPA ndërpreu për 60 minuta seancën, për të vendosur si do të vijojë procesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos