Përplasje mes bandave në burg, dhjetëra tentojnë arratisjen, ushtria merr në kontroll situatën

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 11:49 | Bota

Të paktën 2 të burgosur mbetën të vrarë dhe 11 të tjerë u plagosën pas trazirave midis dy bandave rivale në një burg në Ekuador, ndërsa dhjetëra të tjerë tentuan të arratiseshin.

Forcat e ushtrisë arritën të marrin nën kontroll situatën në burgun Litoral në Guayaquil.  “Të burgosurit dolën në tarracat e burgut dhe qëlluan me armë në drejtim të një bande rivale”, tha një drejtori i policisë në Ekuador. Ndërkohë, drejtori i burgjeve konfirmoi se të paktën 7 persona mbetën të plagosur gjatë tentativës për t’u arratisur nga burgu.

Banorët pranë burgut thanë për mediat lokale që kishin dëgjuar të shtënat rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të hënës, të cilat zgjatën deri në orët e para të së martës.

Me dhjetëra ushtarë janë vendosur tashmë për të mbajtur nën kontroll të burgosurit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos