Një grup ligjvënësish republikanë kanë kërkuar që këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë e koronavirusit, Anthony Fauci të shkarkohet nga detyra për trajtimin e krizës.
"Doktor Fauci nuk u zgjodh nga amerikanët. Ai nuk u zgjodh të vendoste për arsimimin e fëmijëve, por ai praktikisht ka kontrolluar jetën tonë për një vit", akuzoi Marjorie Taylor Green, duke kërkuar që ai të hiqet edhe për gënjeshtrat në lidhje me laboratorin e Wuhan.
Fauci është drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984 dhe është anëtar i Task Forcës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë.
Ai u bë protagonist gjatë krizës së koronavirusit, duke dalë çdo ditë në intervista për të shpjeguar para popullit amerikan mbi Covid-19. Ai ishte pjesë e skuadrës së presidentit Trump për përballimin e pandemisë. (A2 Televizion)