Shërbimet sekrete turke arrestojnë liderin e ISIS në Turqi

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 07:31 | Bota
Shërbimet sekrete turke arrestojnë liderin e ISIS në Turqi

Autoritetet turke bëjnë me dije se agjentët e shërbimeve sekrete kanë bërë të mundur arrestimin e një prej personave më të rrezikshëm në vend dhe rajon.

Bëhet për fjalë për Kasim Guler, kreu i organizatës famëkeqe të Shtetit Islamik, i cili u arrestua në Siri dhe më pas u transferua në Ankara.

Shërbimet sekrete i shtuan përpjekjet për arrestimin e Guler pas të dhënave se ishte duke përgatitur një sulm terrorist në Turqi me përmasa të mëdha.

Kasim Guler ishte në listën e personave më të kërkuar të Ministrisë së Brendshme turke.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli