Toka përpin makinën e parkuar

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 10:12 | Bota

Një makinë ka përfunduar e zhytur në një gropë me ujë edhe pse ishte e parkuar. Video është shpërndarë në rrjetet sociale dhe menjëherë është bërë virale.

Ngjarja ka ndodhur në Mumbai të Indisë. Makina tip “Hyundai Venue” ishte e parkuar kur në një moment asfalti zhytet dhe krijohet një gropë ku makina përfundon në të.

Sipas Daily Mail, parkimi ishte ndërtuar mbi një pus i cili furnizonte me ujë banorët e zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos