Izraeli vijon të jetë shteti i cili po përballet më së miri me pandeminë e koronavirusit dhe këtë e tregojnë dhe vendimet e fundit të autoriteteve.
Pas heqjes së kufizimit të mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme, tashmë në Izrael do të mund të qëndrohet dhe në ambiente të mbyllura pa barrierën mbrojtëse.
Masë kjo që erdhi si pasojë e përmirësimit të bilancit ditor të të infektuarve dhe fataliteteve nga pandemia, ku Izraeli gjithashtu mban kryesimin dhe në listën e personave që ka vaksinuar më shpejt pjesën më të madhe të popullsisë së rritur.
Megjithatë, disa kufizime do të ketë dhe kjo do të jetë për punëtorët dhe vizitorët e pavaksinuar, azilet, personat në karantinë ose pasagjerët e avionëve, të cilët do të duhet ende të mbajnë maskë. (A2 Televizion)