Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli bombardon Gazën pas balonave të zjarrit

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 10:10 | Bota

Shkelet armëpushimi në Lindjen e Mesme. Izraeli ka bombarduar militantët e Hamas në Gaza, si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të balonave të zjarrit nga ky territor palestinez.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qytetin e Gazës në orët e para të së mërkurës. Disa balona u lëshuan nga territori palestinez drejt Izraelit gjatë së martës duke shkaktuar disa vatra zjarri.

Është përshkallëzimi më i rëndë që prej 11 ditëve luftim mes dy palëve që përfunduan me një armëpushim më 21 maj.

Tensionet e fundit vijnë pas marshimit të nacionalistëve hebrenj në Jerusalemin Lindor, që u pasua më kërcënime nga Hamas. Nga incidentet e fundit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos