Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Përshkallëzojnë tensionet në veri, serbët sulmojnë ekipin e A2 CNN në Kosovë

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 13:56 | Kosova
Përshkallëzojnë tensionet në veri, serbët sulmojnë

Situata në veriun e Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Gazetarët, të cilët po raportojnë zhvillimet e fundit në komunën e Leposaviçit, janë sulmuar me sende të forta nga persona të maskuar.

Ekipi i A2 CNN dhe disa mediave të tjera është sulmuar dhe thyer nga disa persona të maskuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të pranishëm edhe gjatë protestave të djeshme në komunat veriore.

Në lidhje me sulmin ndaj ekipit të A2 CNN në Leposaviç ka folur në një lidhje live gazetari Jul Kasapi, i cili tregoi se si ndodhi ngjarja e rëndë.

Kasapi tha se ishin disa të rinj të maskuar, të cilët i sulmuan me sende të forta dhe me gurë makinën, ndërsa lëshoi edhe një akuzë të fortë për ekipin e KFOR, që sipas Kasapit, u largua sapo pa këta persona, dhe nuk u afrua për t’i ndihmuar.

“Ne ishim brenda në makinë, kur na sulmuan me gurë. Pas nesh ishte edhe një tjetër automjet i një televizioni shqiptar. Makinat i kemi parkuar shumë larg komunës së Leposaviçit, megjithatë edhe këtu na kanë sulmuar.

Në çdo komunë ka pasur të tilla incidente të këtij lloji, ku viktimë kanë rënë media të tjera shqiptare.

Forcat e KFOR-it qëndronin pranë nesh dhe sapo panë këta persona të maskuar, u larguan. Këtu nuk ka as prezencë policie.

Ishin 4-5 të rinj me maska, me shall që na sulmuan ndërsa ne ishim të gjithë në makinë brenda.”, u shpreh gazetari i A2 CNN, Jul Kasapi.

Kujtojmë se, në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, persona të maskuar dolën në rend të parë, duke i sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotovi.

Si pasojë e sulmeve, mbetën të plagosur mbi 30 ushtarë të KFOR-it.

https://a2news.com/2023/05/30/sulmi-ndaj-ekipit-te-a2-cnn-kasapi-nga-veriu-i-kosoves-trupat-e-kfor-u-larguan-sapo-pane-agresoret/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli