Është tetor, por moti i ngrohtë me temperatura mbi 25 gradë, e kanë bërë Durrësin të frekuentuar edhe këtë fundjavë. Në Durrës, ndonëse në vjeshtë, ka ende shumë pushues, vendas dhe të huaj, që vijnë për plazhin, për të shijuar edhe për pak ditë rrezet e diellit por edhe një shëtitje apo drekën e fundjavës. (A2 Televizion)