Seanca e fundit parlamentare prodhoi shoë-n e radhës brenda opozitës, ku këtë herë kishte si protagonistë Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin. Dikur dy ish-bashkëpunëtorë të ngushtë, ata u përplasën në Kuvend, ku Basha akuzoi Bardhin se ishte pjesë e aleancës së kullave, ndërkohë Bardhi nga ana e tij e akuzoi kryetarin e PD-së se ishte pronar i dy kateve të një pallati. Ndërkohë mazhoranca në rolin e spektatorit, refuzoi kërkesën e opozitës për komisionin e reformës zgjedhore. Më shumë detaje dha në “Dita Jonë” gazetari Ervin Koçi. (A2 Televizion)
Politika në një javë: Nga përplasjet në Kuvend te kthimi i i shqiptarëve nga Izraeli
