
Pas vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të rrëzuar një nga kandidatët e propozuar nga presidentin Meta, për Gjykatën Kushtetuese, kreu i shtetit vendosi të rihapë procedurën e aplikimit për vakancën e krijuar.
Kjo është hera e tretë që presidenti Meta hap procedurën pas rrëzimit të kandidatëve të tij për Gjykatën Kushtetuese në KED, pas verifikimeve.
Në njoftimin e Presidencës, theksohet rihapja e menjëhershme e procedurës pas vendimit të KED, për të mos krijuar vonesa në krijimin e Kushtetueses. (A2 Televizion)