
Ashtu si në gjithë vendin, mbrëmë gjatë natës brigjet e Lezhës janë përballur me kushte të motit ekstrem. Një tjetër stuhi, me erë të fuqishme, reshje intensive dhe dallgë të larta ka rënduar akoma më tepër gjendjen e lagunës Kune-Vain.
Stuhia detare ka përparuar drejt tokës duke thyer dhe shkulur pishat e pakta të mbetura në brigjet e lagunës Kune-Vain. Kjo lagunë sa vjen dhe degradohet prej erozionit duke humbur në këtë mënyrë rolin e mbrojtësit të Lezhës nga stuhitë detare dhe përmbytjet. (A2 Televizion)