
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Eridian Salianji, i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa të menjëhershme për vijimin e votimit pa përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit.
“Sot në datë 14 maj 2023, në orën 07:00, ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Që prej asaj ore, ashtu si dhe ju jeni në dijeni, në të gjitha qarqet ku po zhvillohen votimet, ka pasur problematika të shumta në funksionimin e pajisjes së Identifikimit Elektronik, e cila ka çuar në bllokimin e procesit të votimit në këto qendra votimi. Për sa më sipër, bazuar në Kodin Zgjedhor, kërkojmë nga ana juaj marrjen e masave të menjëhershme për vijimin e votimit në këto qendra votimi ku pajisja PEi nuk funksionon, duke urdhëruar fillimin e menjëhershëm të votimit”, deklaroi Eridian Salianji. (A2 Televizion)