Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela renditet i pari, Arta Marku e dyta

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 11:29 | Aktualitet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përfunduar procesin e pikëzimit të tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

KLP ka vendosur të parin në listë Olsian Çelën me 459 pikë, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku është renditur e dyta me 406. Në vend të tretë është vendosur Fatjona Memçaj me 362.

Lista e KLP u përpilua një ditë pas intervistave me tre kandidatët. Ajo do t’i shkojë Parlamentit për votim dhe kandidati fitues duhet të marrë 84 vota.

Nëse brenda 30 ditëve nga ky moment, asnjë prej kandidatëve nuk arrin të marrë 84 vota, atëherë kandidati i renditur i pari në listën e KLP shpallet automatikisht Prokuror i Përgjithshëm.

“Me këtë proces dhamë një shembull me të cilin besoj që i përgjigjemi edhe skepticizmit që mund të ketë pasur dikush për punën ë këtij institucioni”, tha kreu i KLP, Gent Ibrahimi. “Kuvendi ka kompetencën që të zgjedhë edhe të tretin mes kandidatëveë, sidoqoftë që shpresoj që do të marrë parasysh pozicionin e KLP dhe do të votojë atë që ne renditëm të parin”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/12/kreu-i-klp-brenda-14-dhjetorit-shqiperia-behet-me-prokuror-te-pergjithshem-te-ri/
https://a2news.com/2019/11/13/posti-per-kryeprokurorin-mbyllet-gara-per-markun-memcajn-dhe-celen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos