Propozimi i PL: Vaji i ullirit të magazinohet dhe qeveria të subvencionojë fermerët

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 15:48 | Politikë
Propozimi i PL: Vaji i ullirit të magazinohet dhe qeveria të

Zgjidhja për mbiprodhimin e vajit të ullirit, i cili po shitet me një çmim të lirë sipas Partisë së Lirisë duhet të magazinohet dhe fermerët të mbështeten financiarisht për këtë proces. Anëtari i kryesisë së Partisë Lirisë, Edmond Panariti, në një deklaratë për mediat theksoi se fermerët duhet të subvencionohen edhe për prodhimin që bëjnë gjatë një viti me ullinjtë.

“Nuk duhet lejuar shpërdorimi i këtij prodhimi të mbarë dhe të bollshëm i vajit tonë të ullirit. Së pari duhet të mbështeten fermerët financiarisht në ruajtjen dhe magazinimin e shpejtë dhe cilësor të vajit të prodhuar. Të depozituar në kontenierë cilësorë të standardeve Evropiane të cilat shteti duhet t’ua vërë në dispozicion prodhuesve. Propozoj që ruajtja dhe magazinimi i vajit të prodhuar të subvencionohet me pagesë fikse deri në 18 muaj, derisa tregu të stabilizohet nga mbioferta dhe produkti të tregtohet dhe evadohet kur pas disa muajsh të ketë uri tregu. Të rivendoset subvencioni deri në 100 lekë për litër në dorëzim, për prodhuesit e mëdhenj dhe subvencioni për çdo pemë ulliri prodhuese për fermerin e vogël”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos