Protestuan kundër pagave të deputetëve, policia “bastis” selinë e Lëvizjes Bashkë

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 15:51 | Aktualitet

Vetëm disa orë pas protestës simbolike përpara Kuvendit kundër rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat, policia ka mbërritur në selinë e “Lëvizjes Bashkë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktivistët e drejtuar nga Arlind Qori pretendojnë se, pa asnjë mandat ligjor, efektivë të policisë tentuan të arrestonin disa nga personat që ishin të pranishëm në protestë.

“Kjo është një tentativë e dëshpëruar për t'na kërcënuar të mbyllim gojën ndaj padrejtësive, por ne nuk frikësohemi! E drejta do të triumfojë”, shkruhet në reagim.

Lëvizja Bashkë protestoi mëngjesin e së enjtes përpara Kuvendit, ku disa prej pjesëmarrësve hodhën para false në drejtim të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke e thirrur atë “hajdut”.

Protestuesit mbanin në dorë një parullë gjigante ku shkruhej “Mos u ngopshi” drejtuar deputetëve dhe ministrave, paga e të cilëve rritet ndjeshëm me hyrjen në fuqi të ligjit të ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos