Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së premtes në Maqedoninë e Veriut, ku 16 persona raportohet se kanë mbetur të lënduar, disa prej tyre rëndë.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Velesh-Izvor, teksa një furgon me pasagjerë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe policia dhe të plagosurit u dërguan në spitalin e Veleshit, ku të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa mendohet të ketë ndikuar dhe lagështia në rrugë. (A2 Televizion)