Kryespiuni serb jep dorëheqjen pas sanksionimit, Vulin: SHBA-BE po kërkojnë kokën time

Nga Xhevahir Qardaku
3 Nëntor 2023, 16:24 | Ballkani

Kryespiuni serb jep dorëheqjen pas sanksionimit, Vulin: SHBA-BE po

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka dhënë dorëheqjen.

SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe”, njofton Vulin përmes një deklarate zyrtare.

Dorëheqja e tij vjen pasi ish kryespiuni serb u vendos në listën e sanksioneve amerikane më 11 korrik. Sipas Thesarit të SHBA-ve, Vulin ishte përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas njoftimit, ai po ashtu ishte përfshirë në krim të organizuar transatlantik, përfshirë në trafikun e drogës.

Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Sërpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, thekson Vulin mes tjerash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos