Tërmeti në Greqi, mbyllen shkollat, rrugë të çara e ndërtesa të dëmtuara, sizmologët të shqetësuar për pasgoditjet

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 10:08 | Ballkani

Tërmeti në Greqi, mbyllen shkollat, rrugë të çara e

Një tërmet i fortë u regjistrua, mëngjesin e sotëm, në Evia në Greqi. Tërmeti me magnitudë 5.1 është ndjerë edhe në Atikë. Mediat greke shkruajnë se për pasojë shkollat në Mantoudi, Limni, Agia dhe Anna janë mbyllur.

Ndërkohë guvernatori i qarkut të Greqisë qendrore, Fanis Spanos, bëri me dije se vazhdojnë kontrollet në zonë, dhe se në një rrugë në Evia Qendrore ka pasur rrëshqitje dherash. Sizmologët janë shprehur të shqetësuar për pasgoditjet, ndonëse autoritetet bëjnë me dije se janë në gatishmëri.

Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se nuk ka pasur dëme në njerëz, por dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe rrugë pranë epiqendrës të cilat janë shembur. Ndërkohë, banorët pranë epiqendrës në Mantoudi, menjëherë pas tërmetit të fortë kanë dalë në rrugë.

Nënkryetari i bashkisë Mantoudi, Yiannis Kantzouras, tha se tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati shumë.

"Të gjithë kanë dalë në rrugë, qytetarët janë të friksuar nga mundësia e një tërmeti më të madh”, u shpreh Kantzouras.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni