Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 27%
  • Pak 47%
  • Aspak 27%

Dodik në 'prehërin' e Vladimir Putin, Rusia konfirmon influencën ndaj Republikës Srbska

Nga Erjon Dervishi
21 Shkurt 2024, 22:26 | Ballkani

Milorad Dodik, President i Republikës Srbska në Bosnjë-Hercegovinë, u takua me Presidentin rus Vladimir Putin në Rusi.

Putin pranoi se Republika Srpska "ruan marrëdhënie të rregullta me Rusinë" dhe e quajti krahinën e mbizotëruar nga serbët "mike" të Moskës.

"Ne jetojmë në një situatë të vështirë dhe jemi të kënaqur që ju e kuptoni atë”, tha Dodik.

Ai e siguroi Putinin se "po përpiqet të dekurajojë çdo mundësi që Bosnje dhe Hercegovina t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë".

“Ne kemi, marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, me presidentin hungarez, Viktor Orbán, gjë që i bën gjërat më të lehta për ne, veçanërisht për sa i përket Evropës”, i tha Dodik Putinit.

Takimi mes Vladimir Putin dhe Milorad Dodik është i katërti që kur filloi lufta në Ukrainë dhe vjen në një kohë krize në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku influenca ruse në rajon është tepër e ndjeshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu