Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 9%
  • E vështirë 64%
  • E pamundur 27%

Samiti i OSBE në Shkup, Kovaçevski: Lufta në Ukrainë po rrënon themelet e organizatës

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 12:29 | Ballkani

Samiti i OSBE në Shkup, Kovaçevski: Lufta në Ukrainë po

Samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, ka nisur punimet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e 57 vendeve anëtare të organizatës, përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Në fjalën e tij në hapje të punimeve, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, u përqendrua tek sfidat, me të cilat është përballuar OSBE-ja pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës. Sipas tij, lufta vazhdon të rrënojë themelet e OSBE-së.

“Ne kemi kryesuar vitin më të vështirë për OSBE-në, duke pasur parasysh se organizata është përballur me një sërë sfidash në dritën e agresionit të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës. Por, shpresoj që do të arrijmë t'i miratojmë vendimet për të zgjedhur kryesuesin e ri dhe katër pozicionet më të rëndësishme në OSBE, si dhe buxhetin për funksionimin e organizatës

Duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo vend në mënyrën e vet dërgon mesazhe për agresionin e pajustifikuar të Rusisë kundër një shteti sovran, në Ukrainë. Disa vende e bëjnë këtë me mungesën e tyre, dhe disa me pikëpamje të shprehura qartë”, tha Kovaçevski.

Sakaq, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të organizatës, u bëri thirrje pjesëmarrësve në samit që të arrijnë një konsensus që Malta të marrë presidencën e radhës në vitin 2024. Ai tha se beson se konsensusi për Maltën, do të formalizohet të premten nga shtetet pjesëmarrëse të samitit. Osmani ka pohuar faktin se gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut organizata është përballur me pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës që shkeli rregullat e OSBE-së dhe sigurinë evropiane dhe njerëzore.

“Maqedonia e Veriut mori përsipër kryesimin me OSBE-në në një kohë lufte aktive dhe një kërcënimi për sigurinë evropiane dhe paqen ndërkombëtare. Agresioni rus kundër Ukrainës shkeli rregullat e kësaj organizate dhe shkeli sigurinë evropiane dhe njerëzore, dialogun dhe shkatërroi jetën e njerëzve që duan të jetojnë të lirë dhe pa frikë nga lufta. Në vend të interesit kolektiv, synohen interesa kombëtare egoiste. Kjo krijoi një mjedis të vështirë operativ dhe kundër kësaj ne mbetëm të vendosur për të shërbyer si mbrojtës të vlerave të OSBE-së dhe shumica e shteteve anëtare shmangën mposhtjen dhe paraqitën sfida për ekzistencën e OSBE-së”, u shpreh Osmani.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli