Është mbyllur raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe vetëm dy orë më vonë, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka nxjerrë rezultatet paraprake, duke treguar dhe trendin se nga ka shkuar vota e maqedonasve.
Në faqen zyrtare të KSHZ, vihet re Gordana Siljanovska Davkova ka marrë deri në këto momente 35.37% të votave, në vend të dytë është Bujar Osmani me 18,18% të preferencave dhe i treti Stevo Pendarovski me 17,34% të preferencave.
Menjëherë pas tyre, në vendin e katërt është kandidati tjetër shqiptar Arben Taravari me 13,26% të votave.
Ashtu edhe siç pritej, do të ketë një raund të dytë zgjedhjesh presidenciale në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, teksa vota e shqiptarëve do të jetë përcaktuese për kreun e ri të shtetit. (A2 Televizion)