Policia e Bolonjës në Itali organizoi një operacion të gjerë antidrogë gjatë së cilit u vunë në pranga 44 persona, mes të cilëve dhe shtetas shqiptarë.
Organizata, sipas hetimeve, shiste qindra doza kokaine dhe heroine çdo ditë në sheshet kryesore të qytetit italian.
Masat e ekzekutuar janë edhe ndaj shtetasve italianë, shqiptarë dhe pakistanezë të cilët blinin sasi të mëdha droge.
Gjatë hetimeve u sekuestruan 3 kilogramë kokainë, 1 kilogram heroinë, 6 kilogramë hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 mijë euro cash. Sakaq, 36 persona janë arrestuar në flagrancë.
Mediat italiane bëjnë me dije se mbi 400 oficerë policie morën pjesë në operacion, duke përfshirë hetues nga skuadrat e lëvizshme dhe ekuipazhet nga departamentet e parandalimit të krimit, kontingjente nga departamenti i lëvizshëm, njësitë e qenve kundër drogës, departamenti i fluturimit dhe personeli i policisë mjeko-ligjore. (A2 Televizion)