Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

A do ta shtypë Putin butonin e kuq? David Petraeus: Nëse ndodh, SHBA do t'i kundërpërgjigjet

Nga Erjon Dervishi
31 Mars 2024, 15:11 | Bota

Nëse Putin përdor vë në zbatim vendimin për përdorimin e armëve bërthamore, Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen.

Kështu deklaron ish-drejtori i CIA-s dhe gjenerali amerikan që udhëhoqi forcat ushtarake në Irak dhe Afganistan, David Petreus.

Në një intervistë për median italiane Corriere della Sera, Petresu thekson se vendet perëndimore e kanë paralajmëruar prej kohësh Rusinë për rrezikun që i kanoset vendit nëse shtypet butoni i kuq.

“Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar publikisht se përdorimi i armëve bërthamore është shqyrtuar prej kohësh dhe se janë zhvilluar opsionet e mundshme për përgjigje. Janë bërë përpjekje për të paralajmëruar Rusinë për pasojat e mundshme të përdorimit të armëve bërthamore dhe këto paralajmërime janë dërguar gjithashtu edhe nga aleatët."

Ndërkohë, Ruisa për rreth një orë ka mbuluar qiellin e rajonit Lviv në Ukrainë me raketa fluturuese.

Gjatë alarmit ajror forcat ruse arritën të kapnin në befasi ushtrinë ukrainase dhe si rrjedhojë, u shkatërruan qindra ndërtesa administrative ndërsa shumë persona mendohet se kanë vdekur dhe gjenden nën rrënoja.

Sulmi raketor rus në Lviv ka bërë që Polonia të ngrejë avionët e saj luftarak për të mbrojtur hapësirën ajrore.

Forcat ushtarake të Varshavës, citojnë mediat italiane, ka sulmuar avionë luftarakë, por nuk bëhet e ditur nëse ka pasur viktima apo avion rus të rrëzuar.

Sakaq Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për fushatën e zakonshme pranverore të rekrutimit, duke thirrur 150.000 qytetarë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Të gjithë meshkujt nga 18 vjeç e lart janë të detyruar që të kryejë shërbimin e detyrueshëm njëvjeçar apo trajnime ekuivalente gjatë shkollimit të lartë. Fushata e rregullt e rekrutimit ndodh në kohën kur Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës, të cilin Moska e nisi në shkurt të vitit 2022.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli