"NATO duhet të përgatitet", Zelensky: Nëse Ukraina bie, Putin do ndajë botën

Nga Erjon Dervishi
30 Mars 2024, 16:32 | Ekonomi

Ukraina ka synim shkatërrimin e Krimesë. Objektivat kryesore do të jenë aeroportet dhe aeroplanët luftarak rus atje. Lajmin e ka konfirmuar Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky në një intervistë për median e shkruar amerikane, Washington Post. Zelenskyy ka kërkuar raketa me rreze të gjatë veprimi si një mjet kërcënimi kundër ushtrisë ruse.

“Moska e di se ne mund t'i shkatërrojmë avionët, ata nuk do të sulmojnë nga Krimea. Do të ndodhë si me flotën detare, i zmbrapsëm nga ujërat tona territoriale, tani do t'i dëbojmë edhe nga aeroportet", tha ai.

I pyetur nëse beson se Joe Biden do të angazhohet për sigurimin e armëve, Zelensky u përgjigj se presidenti amerikan është i kujdesshëm në lidhje me një sulm bërthamor nga Rusia. Zelenskyy u shpreh se opsionet e Ukrainës varen nga ajo që vendos Kongresi amerikan.

“Nuk mund të humbasim më kohë. Ukraina nuk mund të jetë një çështje politike mes palëve. Nëse Ukraina bie, Putini do ta ndajë botën në miq dhe armiq të Rusisë. Ata që e kritikojnë Kievin nuk e kuptojnë se çfarë rreziku po vjen nga lufta”, shtoi Zelenskyy.

Ukraina me anë të Ministrit të saj të Mbrojtjes u ka kërkuar aleatëve më shumë mbrojtje ajrore, kjo edhe për faktin se Rusia e ka përqendruar sulmin në drejtim të infrastrukturës energjetike. Ndërkohë, Adminirali i lartë i NATO-s, Rob Bauer, ka kërkuar rritje të vigjilencës ushtarake të aleancës Veri-Atlantike, duke theksuar ambiciet e Rusisë të cilat shtrihen përtej Ukrainës. Ai theksoi se NATO duhet të përgatitet për një përshkallëzim të ardhshëm.

Rusia të premten kreu sulmin e saj më të madh ajror në sistemin energjetik të Ukrainës që nga pushtimi i saj në shkurt 2022, duke dëmtuar diga të shumta dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë për më shumë se një milion njerëz. Moska i ka përshkruar sulmet e saj të fundit, përfshi dhe ato me raketa balistike, si pjesë e një serie sulmesh "hakmarrëse" në përgjigje të sulmeve të Ukrainës në rajonet ruse.

A2 CNN Livestream

Dita jonë