Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

64% e ujit ikën kot, reforma s’po shëron plagët në sektor, ende larg objektivit “24 orë në ditë”

Nga Marjo Brakaj
30 Mars 2024, 14:03 | Ekonomi

Reforma po kuron disa plagë, por jo sëmundjet të kthyera në gati të pashërueshme në sektorin e  ujit. Edhe vitin e shkuar, për 64 për qind të ujit të harxhuar nuk u mblodh asnjë lekë. Në raport me 2022-shin, treguesi i “ujit pa të ardhura” u përkeqësua me 0.3 pikë përqindje.

Riorganizimi në vetëm 15 nga 58 shoqëri ujësjellësish që ishin nuk ka sjellë rezultate as në drejtim të gjeografisë së mbulimit me ujë. Treguesi ra në 76.2 për qind të totalit të territorit nga 78 për qind gjatë 2022-shit.

Lajmi i mirë në raportin vjetor të Entit Rregullator të Ujit është ai për uljen e punësimeve në sektor. Numri i të punësuarve ra në 4.6 për çdo një mijë lidhje nga 7.73 që ishte gjatë vitit 2022.

Sipas Entit, beteja për ujin e pijshëm, i cili ende vijon të jetë i rrallë dhe me ndërprerje për shumë familje shqiptare, do mund të quhet gati e fituar në vitin 2026. Qeveria planifikon që nga mesatarisht 16.6 orë në ditë aktualisht, koha e furnizimit të rritet në 19 orë në tre vitet e ardhshme.

“Realisht ky është një objektiv ambicioz. A mund të arrihet? Mendoj se po të punohet shumë, edhe mund të arrihet.”, thotë Adelina Farrici, Drejtoreshë, Shoqata për Autonominë Vendore.

Në zonat bregdetare, të cilat pritën këtë vit turistë si kurrë më parë, koha mesatare e furnizimit me ujë parashikohet të arrijë në 21 orë, nga 18 orë në ditë aktualisht. Për të dëgjuar sa më pak pyetjen “Kur do të vijë uji”?, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vënë në dispozicion 4.5 miliardë lekë ose rreth 44 milionë euro vetëm për vitin e ardhshëm

“Mendoj se është pozitive. E dimë që shumë ujësjellës kanë probleme financiare ndaj kanë patjetër nevojë për mbështetje.”, thotë Farrici.

Për të arritur këtë objektiv qeveria pret që deri në vitin 2026, humbjet në rrjet të ulen në nivelin 57 për qind, nga 63 për qind aktualisht, ndërsa mbulimi në zonat urbane e rurale të rritet në përkatësisht 95.5 për qind dhe 67 për qind.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli