Takohen Sejko e Vujçiç, Shqipëria kërkon të forcojë bashkëpunimin ekonomik me Kroacinë

Nga Fjorela Beleshi
28 Mars 2024, 16:21 | Ekonomi

Takohen Sejko e Vujçiç, Shqipëria kërkon të

Shqipëria kërkon të forcojë bashkëpunimin ekonomik me Kroacinë. Guvernatori i Bankës Kombëtare të Kroacisë, Boris Vujçiç, zhvilloi një vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë.

Gjatë takimit, Guvernatori Gent Sejko u shpreh se, pavarësisht situatave sfiduese, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet dhe të shënojë progres në thuajse të gjithë treguesit e stabilitetit ekonomik dhe financiar.

Duke vlerësuar progresin e bërë deri tani, Guvernatori Vujçiç theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm midis rregullatorëve ekonomikë dhe ofroi mbështetjen e Bankës së Kroacisë për ngritjen e këtij dialogu në një plan më të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos