Pas një tentative në rritje, euro e mbylli marsin në rënie.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se monedha europiane këmbehet për 102.87 lekë, 0.6 pikë më pak se një ditë më parë.
Në shitje euro për 103.33 lekë ndërsa në blerje 102.4 lekë.
Mesatarisht euro u këmbye për 103.5 lekë në mars, 11 lekë më pak se mars 2023.
Në rënie ndodhen dhe valutat e tjera si dollari amerikan, paundi britanik e franga zvicerane. (A2 Televizion)