Nga 1 korriku paga mesatare bruto e një mësuesi do të jetë 104 mijë e 800 lekë nga më pak se 72 mijë lekë aktualisht. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për miratimin e dokumentit të politikave prioritare 2025–2027” i cili parashikon një rrije me 32 mijë e 803 lekë apo 31.3 për qind për arsimtarët.
Pas zbritjes së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, ajo që do të marrë në dorë përllogaritet në 83 mijë e 338 lekë.
Me 20 mije 20 mijë lekë apo 11.5 për qind parashikohet të rriten edhe pagat e mjekëve të përgjithshëm.
Nga 174 mijë lekë aktualisht, paga e kësaj kategorie punonjësish shëndetësorë do të jetë 194 mijë lekë. Pas taksave, paga neto që do të marrë një mjek i përgjithshëm do të jetë pak më shumë se 152 mijë lekë.
Pas rritjes me 7 për qind majin e vitit të shkuar, pagat edhe infermierëve do të rriten edhe me 23 për qind të tjera. Pas vendimit që pritet të merret në prill e të zbatohet nga 1 korriku, paga mesatare bruto e një infermieri do të rritet në 80 mijë e180 lekë nga 65 mijë e 180 lekë aktualisht. Megjithatë, pasi të mbahen detyrimet, infermierët do të marrin në dorë më pak se 65 mijë lekë.
Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, paga mesatare bruto në administratën qendrore do të rritet me 35 mijë e 627 lekë apo gati 50 për qind. Deri në fund të vitit në fund të vitit ajo parashikohet të arrijë në 107 mijë e 257 lekë nga 71 mijë e 630 lekë në muaj aktualisht.
Reforma për rritjen e pagave pritet të vijojë edhe në 2025, për t’u shtrirë në administratën vendore. Nga viti i ardhshëm, qeveria do të dyfishojë fondin për pagat në bashki. Nga më pak se 1.5 miliardë lekë këtë vit, transferta e pakushtëzuar sektoriale për rritjen e nivelit të pagave do të rritet në gati 2.7 miliardë lekë.
Dhe në një kohë që kreditë janë rritur, e kundërta ka ndodhur me depozitat. Në shkurt pati 5.4 miliardë lekë më pak të kursyera në banka se në janar. Rritja e interesave vetëm në njërin kah, atë të kredive duket se ka ndikuar që qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë të tërheqin paratë nga bankat. (A2 Televizion)