Aksident ajror në SHBA, vdesin të gjithë pasagjerët

Nga A2 CNN
5 Mars 2024, 10:03 | Bota

Aksident ajror në SHBA, vdesin të gjithë pasagjerët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Nashville të Shteteve të Bashkuara, ku një avion është përplasur në tokë, teksa kryente një ulje emergjente, duke iu marrë jetën të gjithë personave të pranishëm në bord.

Avioni turistik u rrëzua pranë West Nashville, një lagje rreth tre milje nga aeroporti “John C. Tune”.

Zëdhënësi i policisë, Don Aaron, bën me dije se piloti i avionit kishte njoftuar në kullën e kontrollit një defekt në motor dhe për këtë arsye kishte nevojë për miratim urgjent për t’u ulur.

Aaron shton se asnjë automjet apo ndërtesë, nuk u godit kur avioni u rrëzua dhe se të gjithë ata që vdiqën ishin pasagjerë, por pa e bërë të qartë numrin e viktimave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli