Shërbimi Ukrainas i Sigurisë bën me dije se ka vënë në pranga për tradhti deputetin Oleksandr Dubinskiy për të cilin një gjykatë në Kiev ka caktuar masën e paraburgimit prej 60 ditësh.
Dubinskiy dyshohet se ka bashkëpunuar me Rusinë dhe është përfshirë në veprime që kanë dëmtuar Ukrainën, akuza të cilat deputeti i ka mohuar.
Gjykata i cilësoi dyshimet e SBU si të bazuara duke thënë se provat ishin të mjaftueshme.
Dubinskiy ishte përjashtuar nga partia ukrainase në pushtet, Shërbëtorët e Popullit më 2021, pasi ai ishte vendosur në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet për ndërhyrje në zgjedhje. Ai ka vijuar të jetë pjesë e Parlamentit si deputet i pavarur. (A2 Televizion)