Azia më e prekur nga fatkeqësitë klimatike në 2023, OKB: Përmbytjet e stuhitë shkaktuan numrin më të madh të viktimave

Nga A2 CNN
23 Prill 2024, 13:00 | Bota

Azia më e prekur nga fatkeqësitë klimatike në 2023, OKB:

Azia ishte rajoni më i prekur në botë nga fatkeqësitë klimatike, meteorologjike dhe ujore në vitin 2023. Në këtë përfundim ka arritur raporti i OKB-së, duke nënvizuar se përmbytjet dhe stuhitë ishin shkaku kryesor i humbjeve ekonomike dhe jetëve njerëzore.

"Ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar shpeshtësinë dhe ashpërsinë e këtyre ngjarjeve, me një ndikim të thellë në shoqëri, ekonomi dhe mbi të gjitha, në jetët e njerëzve dhe mjedisin në të cilin jetojmë", tha Celeste Saulo, kreu i agjencisë meteorologjike dhe ndryshimeve klimatike nga Organizata Botërore Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit të ri të Organizatës Botërore Meteorologjike të OKB-së (WMO), në Azi në vitin 2023, përmbytjet dhe stuhitë shkaktuan numrin më të madh të viktimave dhe humbjet ekonomike, ndërsa ndikimi i valëve të të nxehtit është bërë gjithnjë e më serioz.

Raporti "Gjendja e klimës në Azi 2023", theksoi gjithashtu përshpejtimin e treguesve kryesorë të ndryshimeve klimatike, si temperatura e sipërfaqes, tërheqja e akullnajave dhe rritja e nivelit të detit. Kështu, në vitin 2023, temperaturat e sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor veriperëndimor ishin më të lartat e regjistruara dhe Oqeani Arktik, gjithashtu, përjetoi një valë të nxehtë detare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos